Mbi 6 mijë qytetarët janë evakuuar sot nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare

Më shumë se 6 mijë banorë janë evakuuar nga qytetet ukrainase, përmes korridoreve humanitare gjatë ditës së sotme.

Në një total prej 6.623 civilë janë evakuuar sot – kështu të paktën pretendojnë zyrtarë të lartë të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendësdrejtor i zyrës së presidentit ka thënë se 4.128 qytetarë janë larguar nga qyteti i rrethuar nga trupat ruse – Mariupol.

E të premten raportohet të jenë larguar 9.145 tjerë – duke përdorur korridoret humanitare, për të cilat janë dakorduar që të hapen gjatë bisedimeve që po i zhvillojnë pala ukrainase dhe ajo ruse.