Mbi 44 milion të shëruar nga Cov id-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga Cov id-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 44 milion. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 44.027.478 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.889.585), SHBA (8.223.391) dhe Brazil (5.601.804), ndërsa më pas radhiten Rusia (1.863.467), Argjentina (1.257.227) dhe Kolumbia (1.210.489).

Në Maqedoninë e Veriut numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 38.946.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, korona virusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 63,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,47 milion të vdekur.

Ndërkohë në mbarë botën janë 18.136.276 raste të cilat ende janë në trajtim.