Në Qarkun e Shkodrës, Policia e Shtetit, në territoret e gjashtë njësive administrative, gjeti dhe asgjësoi 4291 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Sipas njoftimit të Policisë, penalisht u proceduan pesë 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, transmeton Klankosova.tv.
Derisa ende po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.