Qeveria njoftoi se deri më dje janë shpërndarë gjithsej 33,682 vauçerë për studentë, secili me vlerë prej 15,300 denarë. Nga këta, 11,500 studentë tashmë i kanë përdorur me sukses kuponët dhe kanë marrë pajisje të reja elektronike, përcjell TV21.
“Këto shifra tregojnë qartë se interesi është i madh, implementimi i qëndrueshëm, dhe masa po sjell rezultate reale”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Miteva theksoi se masa është planifikuar dhe zbatuar me kujdes në bashkëpunim me ministritë përkatëse.
“Kjo masë nuk është rastësore dhe as e improvizuar. Ajo është planifikuar në mënyrë të saktë dhe në kohë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kjo koordinim institucional na ka mundësuar organizim të shpejtë të procedurave, kritere të qarta për studentët, sistem teknik të harmonizuar për shpërndarjen dhe realizimin e kuponëve dhe një transparencë të lartë të procesit”, sqaroi ajo.




