Mbi 300 shoferë janë dënuar në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup

Fundjavën e kaluar (9/10 prill) në zonën e gjerë të Pollogut, janë kryer dy aksione kontrolluese të shpejtësisë së lëviyjes së automjeteve në jashtë vendbanimeve, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuan ligjërisht gjithsej 312 shoferë. Shumica e shoferëve e kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon shoferët që të respektojnë plotësisht shenjat e komunikacionit për shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradë dhe magjistrale, si dhe të rregullojnë gjithmonë shpejtësinë në përputhje me kushtet e rrugës. Sepse, në ditët në vijim, janë intensifikuar kontrollet dhe është planifikuar të ketë aktivitete lidhur me shpejtësinë brenda dhe jashtë vendbanimeve. Kjo, veçanërisht pasi që shpejtësia gjatë këtij viti është shkaku më i zakonshëm i aksidenteve.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe me këshilla për shoferët që të mos ulen prapa timonit pa kaluar provimin për patentë shoferi, të lodhur ose me rregullsi teknike të paverifikuar të automjeteve të tyre. Për arsye se pason një periudhë ku pritet rritja e frekuentimit nëpër rrugët në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku gjithashtu shtohet preyenca e mekanizmave buqësore, motorët, biçikleta dhe automjete të tjera, për shkak të të cilave është i nevojshëm kujdes i jashtëzakonshëm, duke vënë në dukje se gjobat për shpejtësi lëvizin nga 45 në 400 euro në vlerë të denarit dhe është parashikuar revokim i përkohshm i patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.