Mbi 3 mijë të evakuuar në jug të Francës për shkak të zjarrit

Më shumë se 3 mijë njerëz janë evakuuar në jug të Francës pasi një zjarr është shkaktuar aksidentalisht nga një traktor.

Zjarri ka shkatërruar të paktën 7 qind hektarë në rajonin e Aveyron që kur shpërtheu të hënën, i shpërndarë nga erërat e forta, shkruan Euronews.

Mijëra banorë dhe pushues janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe kampingjet, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri besohet të ketë filluar në rajonin fqinj të Lozeres përpara se të përhapet në perëndim.

Zjarrfikësit thonë se kanë ndezur “zjarre taktike” për të djegur bimësinë dhe për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të flakëve.

Hetuesit besojnë se një pjesë metalike e makinerisë së traktorit i vuri flakën tokës aty pranë kur u përplas për një rrugë të nxehtë, kështu duke krijuar shkëndija.

Fermeri që drejtonte traktorin thirri vetë shërbimet e urgjencës pasi u përpoq të shuante flakët me rezervuarin e tij të ujit.