Mbi 20 të vdekur në tërmetin 6.3 ballë Rihter në Afganistan

Të paktën 20 persona kanë vdekur pasi një tërmet 6.3 ballë Rihter ka goditur në veri të Afganistanit të hënën, raporton “BBC”.

Autoritetet lokale kanë thënë se presin që numri i të vdekurve të rritet edhe më tej.

Qindra kanë mbetur të lënduar.

Tërmeti ka goditur në afërsi të Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, që i ka rreth 500 mijë banorë. Tërmeti goditi në orët e hershme të së hënës, rreth orës 1:00 me kohë lokale.

Goditi në thellësi 28 kilometra.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë i qeverisë talebane, Sharafat Zaman Amar, ka thënë se 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 320 janë lënduar.