“Mbi 2.700 studentë turq mbërrijnë në shtëpi”

Turqia mbrëmë ka kthyer 2.721 studentë nga jashtë në mes të pandemisë së koronavirusit, e cila vazhdon të kërcënojë mijëra njerëz në të gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu sot tha se studentët nga tetë vende të ndryshme arritën me 11 fluturime.

Ai shtoi se konsullatat turke janë në dispozicion 24/7 për t’iu përgjigjur pyetjeve të mërgimtarëve turq.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka konfirmuar 1.872 raste të koronavirusit, me 44 raste të vdekjes.

Pas shfaqjes në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, është përhapur në të paktën 170 vende dhe rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi globale.