Në maj janë evidentuar 16.885 kundërvajtje në trafik, njoftoi Ministria e Brendshme. Prej tyre, 4.473 raste janë për tejkalim shpejtësie, 3.851 për parkim të parregullt dhe 920 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Janë gjobitur edhe 70 shoferë për vozitje nën ndikim alkooli, 241 pa patentë shoferi, si dhe janë sekuestruar 238 automjete. Po ashtu, janë ndëshkuar edhe drejtues motoçikletash, këmbësorë dhe persona pa rrip sigurimi. MPB apelon për respektim të rregullave të trafikut.
Lajme Mbi 16 mijë gjoba dhe 238 automjete të sekuestruara gjatë muajit maj



