Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka shkruar në X se më shumë se 14 milionë iranianë kanë thënë se janë të gatshëm të japin jetën e tyre për të mbrojtur vendin në luftën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
“Mbi 14 milionë iranianë krenarë, deri në këtë moment, kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar jetën e tyre në mbrojtje të Iranit”, ka shkruar ai.
“Edhe unë kam qenë, jam dhe do të mbetem i përkushtuar për të sakrifikuar jetën time për Iranin”, ka shtuar.
Thirrja drejtuar qytetarëve është pjesë e fushatës “Janfada (Sakrifikimi i Jetës) për Iranin”, e cila filloi në fillim të luftës së Iranit muajin e kaluar dhe synon të sigurojë unitetin kombëtar.
Irani po përgatitet për një sulm të mundshëm në shkallë të gjerë nga SHBA-ja, pasi presidenti Donald Trump i ka dhënë Teheranit afat deri të martën në mbrëmje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Ngushtica është shumë një rrugë shumë e rëndësishme detare, nëpër të cilën kalon rreth një e pesta e naftës botërore.


