Mbi 14 mijë vaksina të aplikuara brenda 24 orëve

Në gjithë vendin deri më tani janë aplikuar 1.332.658 vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 579.358 qytetarë. Vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 14,159 qytetarë, 3621prej të cilëve e kanë pranuar dozën e parë. Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës së vaksinuar me të paktën një dozë është e moshës mbi 40 vjeç, ndërsa 29% janë të moshës mes 18 dhe 39 vjeç. Shtojnë se procesi i vaksinimit po rrjedh pa pengesa, ndërsa qytetarët në pikat e vaksinimit mund të imunizohen pa termin. Fëmijëve të moshës 12 deri 18 vjeç, për t’u vaksinuar u duhet leje nga prindërit. Në fund nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se vetëm përmes vaksinimit të plotë mund të parandalohet forma e rëndë e infektimit, ndërsa po ashtu ulen gjasat për infektim dhe vdekje.