Mbi 11 milionë banorë në karantinë – kështu duket qyteti i Wuhanit në Kinë

Wuhan dhe krahina më e gjerë e Hubei kanë qenë nën bllokim që nga fundi i janarit, në një përpjekje të paparë për të përmirësuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi, shkruan Euronews.

 

Tutje thuhet se vendi ka ndaluar 56 milionë njerëz të futen në pjesë të tjera të Kinës.

 

Megjithatë, në gjithë këtë situatë ka një sinjal pozitiv.

Hubei nuk ka raportuar një rast të ri për disa ditë me radhë dhe u njoftua të martën se njerëzit e shëndetshëm në zona me rrezik të ulët do të ishin në gjendje të udhëtojnë në krahinë.

Wuhan është kryeqyteti i provincës Hubei dhe është qyteti më i madh në Hubei.

Ai është qyteti më i populluar në Kinën Qendrore, me një popullsi prej mbi 11 milionë banorë, qyteti i nëntë më i populluar kinez dhe një nga nëntë Qytetet Qendrore Kombëtare të Kinës.

Kujtojmë se drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se coronavirusi ka arritur shkallën që mund të përshkruhet si pandemi globale, pasi ka infektuar 118 mijë persona në 114 vende të botës, ndërsa kanë ndërruar jetë 4,291 të tjerë. /klankosova