Mbi 1000 thirrje në numrin 112 nga lëshimi në përdorim ditën e premte

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angelov mëngjesin e sotëm e ka vizituar Sektorin 112 në kuadër të QMK-së dhe nga kontabilistët kujdestarë dhe pranuesit e thirrjeve është njoftuar për punën aktuale dhe problemet fillestare me të cilat përballet Sektori i ri 112.

QMK-ja informon se të premten, kur numri për thirrje emergjente 112 u lëshua në përdorim , kishte rreth 600 thirrje, dje rreth 403, ndërsa gjatë natës deri në ora 8:00 janë marrë 76 thirrje.