109 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 24 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 85 me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 823 gjoba trafiku.
Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 19 persona dhe 15 janë dërguar në mbajtje.




