Mbi 1 mijë farmacistë dhe teknikë farmaceutik, të pa vaksinuar

Mbi një mijë farmacistë dhe teknikë farmaceutik ende nuk marrë asnjë dozë të vaksinave anti kovid. Ndonëse kanë qenë në listën me prioritet si grupe të rrezikuara gjatë punës së tyre nëpër barnatore, ata nuk kanë arritur të sigurojnë termin për vaksinim dhe mbeten në listën e pritjes. Madje, shumë teknikë farmaceutikë thonë se nuk e kanë gjetur veten në grupet me prioritet dhe se sipas tyre, mungesa e vaksinave i bërë që sistemi t’i neglizhojë deri në furnizimet e reja me vaksinat anti kovid.

“Tani tek ne u bë listë e re me të dhëna të punësuarve për në Odë, sipas njohurive nga atje s’ka terminë”.

Ka mbetur një grup i madh i farmacistëve dhe teknikëve të pa vaksinuar. Oda përpiqet të siguroj terminë edhe pse thonë se e kanë vështirë! Unë pyes si është e mundur të na lënë edhe pas gazetarëve?”

Por, kreu i Odës së Farmacistëve thekson se anëtarët se nuk janë lënë pas dore, por duhet një riorganizim i terminëve.

Së fundmi sërish bëmë thirrje sepse sipas informacioneve të farmacistëve dhe teknikëve farmaceutik shumë anëtarë tanë nuk kanë marr termin sipas gjitha gjasave për shkak të ndonjë gabimi në të dhënat personale të shkruara gjatë paraqitjes për vaksinim. Dikush tjetër, ndërkohë ka rishikuar vendimin e tij – deklaroi Bistra Angellovska, Kryetare e Odës së Farmacistëve.

Nga ana tjetër, Ministri Filipçe tha se sipas grupit me prioritet farmacistët janë evidentuar se kanë kryer vaksinimin. Ata që kanë mbetur, sipas tij, duhet të regjistrohen për tu vaksinuar në fazën e radhës.

Përderisa ka ndonjë rast të lëshuar, mund të paraqiten në Komitetin Kombëtar ku përpunohen të gjitha grupet. Nëse janë pjesë e çfarëdo lloj kategorie të punonjësve shëndetësor që kanë qenë në listën me prioritet dhe ende nuk janë vaksinuar kjo mund të bëhet tani – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Oda e Farmacistëve ka të regjistruar rreth 3,500 anëtarë dhe sipas të dhënave të tyre deri më tani janë vaksinuar vetëm 1/3 e farmacistëve në vend. Nga Oda bëjnë thirrje që të gjithë farmacistët të paraqiten për vaksinim në mënyrë që të bëhen shembull për vetëdijesimin e imunizimit kolektiv, si dhe të ruajnë shëndetin e tyre dhe të pacientëve, të cilët çdo ditë iu drejtohen sporteleve të barnatoreve në vend.