Mbi 1.8 milion të infektuar në gjithë botën nga Covid-19

Planet Earth with face mask protect. World medical concept. Elements of this image furnished by NASA.; Shutterstock ID 1669328053; Nom de Projet : covid

Ka më shumë se 1.8 milion raste të infektimit ( 1,853,357) në të gjithë botën dhe 114.215 vdekje. Vetëm Evropa ka mbi 75,000 viktima deri më tani.

Rreziku i një valë të dytë të infeksioneve po rritet në Kinë, ku buletini i fundit i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë regjistroi të Dielën, 12 Prill, 108 raste të reja të Coronavirus, një rritje në krahasim me 99 një ditë më parë, dhe dy viktima.

Nga këto, 98 janë “raste kthimi”, të lidhura me mbërritjet nga jashtë. Nga 10 të tjerët, tre u zbuluan në provincën Guangdong dhe shtatë në Heilongjiang, në kufirin me Rusinë. Vetëm në këtë krahinë janë regjistruar 49 raste pozitive nga Rusia. Në total, rastet në Kinë u rritën në 82.160, me numrin e vdekjeve në 3.341.

Viktimat amerikane të pandemisë tejkalojnë shifrën e 22,000, sipas Universitetit Johns Hopkins, një rritje prej mbi 1.500 në ditën e fundit. Rastet në Shtetet e Bashkuara arritën në 555,313. Shteti i Nju Jorkut mbetet ai më i prekur nga pandemia, me 6.898 vdekje dhe 104.410 infeksione.

Spanja raporton 166,831 të infektuar dhe 17,209 viktima.

Italia numëron 156,363 persona të prekur nga koronavirusi dhe 19,899 viktima.

Francë, 132,591 persona të infektuar nga koronavirusi, 14,393 viktima.

Gjermania ka 127,854 persona të prekur me Covid-19 dhe 3022 viktima.

Britania e Madhe raporton 84,279 persona të prekur dhe 10,612 viktima.

Iran, 71,686 persona të infektuar 4,474 kanë humbur jetën. Turqi, raportohen 56 956 persona të prekur dhe 1198 viktima.

Belgjikë, 29 647 persona të infektuar me koronavirus, viktimat 3600. Holanda raporton 25587 persona të prekur me koronavirus dhe 2737 viktima.

Zvicra raporton 25 407 persona të infektuar dhe 1106 viktima.

Situata e viktimave në Ekuador është gjithnjë e më alarmante. Numri i rasteve në vend arriti në 7.466 me 333 të vdekur.

Sipas qeverisë, 2/3 e infeksioneve dhe viktimave janë përqendruar në provincën e Guayas, ku kryeqyteti Guayaquil është porti kryesor industrial në vend.