Mbeturinat në Shkup rrezikojnë përhapjen e ndonjë epidemie

Mbeturinat në Shkup rrezikojnë përhapjen e ndonjë epidemie e cila është kërcënim për jetën e qytetarëve.

Epidemiologu Dragan Danilovski paralajmëron se murtaja e zezë, sëmundje që në të kaluarën ka shkaktuar miliona viktima, ende nuk është zhdukur plotësisht. Sipas tij minjtë e përhapin këtë sëmundje dhe se 1 deri në 2 për qind e tyre e bartin bakterin në vetvete.

Megjithatë, ai shton se në kushtet aktuale më reale është rreziku nga sëmundjet e zorrëve, si salmonela dhe dizenteria, për shkak të mbeturinave të pa menaxhuara në qytet.

“Rreziqet më të mëdha vijnë nga sëmundjet infektive të mesme, si salmonela dhe dizenteria, pasi papastërtia e bën të vetën dhe i mbart bakteriet. Por gjithashtu ekziston edhe një problem tjetër – të gjitha ato mbetje nga deponitë, të cilat edhe shiu i shpërndan, janë të ndotura, sidomos kur ka aq shumë minj. Rreziqet epidemiologjike janë pothuajse si në mesjetë; përparësia e vetme është që sot, në shekullin XXI, kemi antibiotikë dhe mjekësi bashkëkohore.”, u shpreh epidemiologu prof. dr. Dragan Danilovski.

Sipas Danilovskit, më të rrezikuarit janë fëmijët, sepse sistemi i tyre imunitar është ende në zhvillim.

Nëse ekspozohen ndaj toksinave nga mbeturinat, ata mund të përjetojnë simptoma të rënda klinike.

Për më tepër, fëmijët janë më shpesh jashtë dhe në kontakt me tokën gjatë lodrave, gjë që rrit mundësinë e infektimit. Ekspertët bëjnë thirrje për pastrimin urgjent të mbeturinave për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe për të mbrojtur shëndetin publik.