Mbeten në burg 9 të arrestuarit pas tërmetit në Shqipëri

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të mëdha.

Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për 5 zyrtarë dhe 4 pronarë. Arrest me burg për Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI në Durrës, Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës në Durrës, Klajdi Lame, inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Durrës, Albrend Qetka specialisti verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Kujtim Hasa, shef i shërbimeve në Kavalishencë, Rruzhdi Xheka, pronar i ‘Hotel Mira Mare’ dhe Avdulla Osmani, pronari i hotel ‘Tropikal’.

Po ashtu arrest me burg është caktuar edhe për Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin 6- katësh, në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase dhe Nevjana Isufi (45), e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./tch/