Mbesa e Isa Boletinit: Votova me postë për zgjedhjet në Kosovë

Nga Juxhin Mustafaraj

Valbona është lindur dhe rritur në Tiranë, por origjina e saj nga Kosova do i ka dhënë mundësi që për zgjedhjet e 14 shkurtit edhe ajo të shprehet me votë për qeverisjen e ardhshme në Prishtinë.

Mbesa e Isa Boletinit per ABC: Votova me poste per zgjedhjet ne Kosove| ABC News Albania

“Si hera e marrim pjesë në këto votime. Mësova që posta shqiptare nuk ofron një shërbim të shpejtë postar me Kosovën. U detyrova të përdor një post të shpejtë private për të mbërritur afatet kohore të votimit, për ndryshe vota ime do të ishte e pavlerë” tha ajo.

Për ironi, edhe përse janë pjesë e së njëjtës familje, motrës së Valbonës Komisioni i Zgjedhjeve në Kosovë i ka refuzuar të drejtën e votës. “Vetëm mua më erdhi konfirmimi i votimit, motrës jo, iu refuzua kjo e drejtë. Ne si motra, prej nëne dhe babai kemi të njëjtat të dhëna, por unë konsiderohem votuese, asaj i është refuzuar kjo e drejtë”.

Për Valbonën trashëgimia  familjare si mbesë e Isa Boletinit dhe e  patriotëve të tjerë është një amanet për të mos u shkëputur fizikisht dhe shpirtërisht nga zhvillimet në Prishtinë.

“Unë rrjedh nga familja Boletini, nga heroi kombëtar Isa Boletini, babai jonë ka dhënë një kontribut shumë të madh në cështjen e Kosovës. Për këtë arsye ai është emigrant, ka qenë në Shqipëri, duke qenë i detyruar të largohet nga persekutimet dhe dhuna e ushtruar nga ish-Jugosllavia” tha ajo.

Shqiptarët e Kosovës ndonëse jo përmes një procesi model, ja kanë dalë që t’i japin mundësi shtetasve të tyre që jetojnë jashtë territorit të vendosin për qeverisjen e re, proces për të cilin emigrantët shqiptarë për shkak të mungesës së vullnetit nga politika do të duhet të presin./ db/ Abcnews.al