Mbërritën 110.612 vaksina të kompanisë “Fajzer”

Sot në vendin tonë mbërritën 110.612 vaksina nga prodhuesi “Fajzer-Biontek”. Vaksinat e mbërritura, për të cilat ka interesim të madh te qytetarët, do të shpërndahen te pikat vaksinuese përreth vendit me qëllim që të sigurohet proces i pandërprerë i vaksinimit, shënoi në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Vetëm me vaksinim, siç potencon Filipçe, mund ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe të japim kontribut për ruajtjen e shëndetit kolektiv.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, paraqesin mënyrë të vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Vaksinimi i përgjithshëm e zvogëlon shansin nga sëmundjet e Kovid-19, zhvillimin e formës së rëndë të sëmundjes, hospitalizimin dhe vdekjen”, shkruan ministri i Shëndetësisë.