Mbaroi takimi me opozitën, Kurti me përgjigje të shkurtër pas mbledhjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi me opozitën shkoi “shumë mirë”.

Pas përfundimit të takimit me krerët e partive opozitare (PDK, LDK dhe AAK), Kurti nuk u ndal për një prononcim për media. Mirëpo, nga larg iu përgjigj pyetjes së RTV21. “Shumë mirë”, tha Kurti kur u pyet si shkoi takimi me opozitën.

Në anën tjetër krerët e opozitës nuk thanë një gjë të tillë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk mori siguri se Qeveria e Kosovës e di se në çfarë drejtimesh do të shkojë për ta mbajtur nën kontroll situatën në veri.

Ndërsa ai i LDK-së, Lumir Abdixhhiku tha se në takim me kryeministrin Albin Kurti, nuk pa plan për zgjidhjen e çështjes së veriut.

E, kreu u AAK-së, Ramush Haradinaj u largua disa minuta pas fillimit të takimit me Kurtin. Ai tha se kryeministri i mbante ligjerata dhe nuk tregonte dhe siç tha ai nuk sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën./21Media