Mbaroi kontrolli në Bankën Popullore dhe në shkolla, alarmet për bomba janë të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat në Shkup dhe Bankën Popullore, të cilat kanë marrë mesazh në adresën elektronike me kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve, ndërsa janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe bëhet fjalë për alarme të rreme”, kumtuan nga MPB-ja.