Mbappe: Ronaldo është pikë referimi në Real Madrid, por unë dua të ndërtoj rrugën time

Superylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka deklaruar se nuk ka interes të përmirësojë trashëgiminë e idhullit të tij, Cristiano Ronaldos, dhe se është i përqendruar në ndërtimin e rrugës së tij.

26-vjeçari është në kërkim të trofeut të parë me Real Madridin pas një sezoni pa trofe 2024/25.

Ai ka qenë në maksimum këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 13 ndeshje, duke u krahasuar tashmë me legjendën e Los Blancos, Ronaldon.

Megjithatë, francezi nuk dëshiron të krahasohet me portugezin dhe sipas tij, duke ta ndërtoj vet rrugën te klubi mbretëror.

“Të gjithë e dinë që Cristiano është pika referuese në Madrid, numri një. Unë kam qenë këtu për një vit e gjysmë, dhe ai ishte këtu për nëntë vjet. Nuk mund ta krahasoj veten me atë që bëri ai; rruga ime është e ndryshme”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Dua të krijoj rrugën time, por të përmendem përkrah Cristianos është tashmë një nder. Por unë jam i përqendruar vetëm në krijimin e rrugës sime, në ndihmën e ekipit dhe në fitimin e çdo titulli të mundshëm”, përfundoi sulmuesi.

Ndryshe, skuadra e Xabi Alonsos është pesë pikë përpara në krye të tabelës së La Ligës dhe ka fituar tre ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.