Mbappe mbeti i shokuar edhe pse nuk luajti, ajo që i bënë tifozët do ta kujtojë gjatë francezi

Sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk ka luajtur në ndeshjen që Real Madridi e fitoi 1-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Mbappe mori karton të kuq në xhiron e kaluar ndaj Alaves dhe duket se tifozëve në Madrid nuk i ka munguar pasi tifozët e kanë vërshëllyer në ndeshjen e mbrëmshme.

Gjegjësisht, kur kamera e pa atë në tribuna dhe e shfaqi atë në ekran, për yllin francez pati fishkëllima të mëdha, që nuk është hera e parë këtë sezon.

Sapo francezi dëgjoi fishkëllimat, shprehja e tij ndryshoi dhe nuk ishte indiferent që të dëgjonte sërish pakënaqësitë e tifozëve të Realit.

Shkak për këtë është bërë pakënaqësia e tifozëve të Realit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve tashmë në çerekfinale nga Arsenali.

Megjithatë, mbretërit janë në luftë për dy trofe të tjerë, Barça është katër pikë para tyre në kampionat dhe do të përballet me Barcelonën në finalen e Kupës të shtunën.

Nëse Real Madridi mbetet pa trofe këtë sezon, do të jetë një debakël në kuptimin e vërtetë të fjalës.