Kylian Mbappe ka zubluar se gjithmonë ka dashur të luajë në Lojërat Olimpike, transmeton lajmi.net.
Futbollisti në një intervistë për L’Equipe ka thënë se shpreson ta përmbushë ëndërrën e fëmijërisë dhe të luajë për Francën në Lojërat Olimpike Paris 2024.
“Isha duke parë Lojërat Olimpike Londër 2012 kur kuptova rëndësinë e kësaj ngjarje globale”.
“Lojërat janë pikë referimi për sportin dhe sportistët në përgjithëse”.
“Duhet të kem qenë 13 vjeç, isha ende i ri dhe mbaj mend emocionet para ngjarve në Londër”.
“Lebron James, Kobe Bryan. Doja të shihja se çfarë bëri Usain Bolt në pistë. Të gjitha sportet e tjera, si dhe futbolli”.
“Atëherë i thashë vetes se edhe unë dua të jem atje. Dua të përjetoj Lojërat e Parisit”.
“Është një ndjenjë e brendshme sikur është fati im të marr pjesë në këtë festë të madhe në qytetin tim, në vendin tim”, tha Mbappe.
Sulmuesi synon të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi tashmë ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve.