Mbahet takimi përkujtimor për regjisoren Burbuqe Berisha

Sot është mbajtur një mbledhje komorative e organizuar nga komunitetit artistik, në përkujtim të regjisores Burbuqe Berisha, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

Në këtë ngjarje, e cila u organizua në hapësirat e Teatrit Kombëtar, morën pjesë familja, miqtë dhe kolegët e të ndjerës Burbuqe Berisha, të cilët folën për vullnetin dhe kurajon që kishte regjisorja për punë, mirësinë si dhe lumturinë që e karakterizonte, shkruan Klankosova.tv.

Burbuqe Berisha vdiq të mërkurën në hapësirat e Ministrisë së Kulturës.