Mbahet Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, Në Shandong të Kinës Lindore u hap Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Kinë-Japoni-Kore e Jugut për vitin 2023.

Duke përshëndetur këtë Forum, Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së , theksoi në fjalën e vet respektin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën harmonike. Sipas tij, gjatë dekadave të fundit, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe kanë promovuar procesin e modernizimit. Çelësi për këtë është ruajtja e konceptit të zhvillimit paqësor, respektimi i interesave thelbësorë të njëri-tjetrit dhe mirëkuptimi i rrugëve të zgjedhura nga vetë këto vende. Kina ka pasur një traditë të mirësjelljes me fqinjët që nga lashtësia dh nuk do të ndjekë kurrë rrugën e vjetër të ekspansionit dhe plaçkitjes që kanë kaluar në histori disa fuqi të mëdha, u shpreh ai. Wang Yi shtoi se Kina kundërshton praktikën e ngacmimit të çfarëdo vendi dhe do të vazhdojë të promovojë paqen e qendrueshmërinë në rajon e në botë përmes zhvillimit të saj paqësor. Sipas tij, Kina, Japonia, dhe Koreja e Jugut janë përfituese të globalizimit ekonomik. Tre vendet kanë marrëdhënie të ndërvarura dhe me përfitime të ndërsjella e duhet të krijojnë një ndjenjë partneriteti, duke e konsideruar me të vërtetë zhvillimin e njëri-tjetrit si një mundësi të mirë. Kina do të promovojë fuqishëm hapjen e nivelit më të lartë dhe mirëpret Japoninë dhe Korenë e Jugut që të hipin në trenin e shpejtë të zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës, theksoi Wang Yi.

“Ne duhet të këmbëngulim në pavarësi, solidaritet dhe vetëpërmirësim. Faktet kanë treguar se vetëm vendet e pavarura mund të marrin më shumë iniciativë dhe të fitojnë respekt ndërkombëtar. Vetëm rajonet që kanë solidaritet dhe bëjnë vetëpërmirësim, mund të eliminojnë ndërhyrjen e huaj e të arrijnë zhvillim të qëndrueshëm,” vuri në dukje Wang .