Maxharraj ‘helm e vrerë’ ndaj politikanëve: Horrat dhe cubat e shtetit pa fije turpi e zgjodhën mjegullën e pandemisë…

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj thotë se politikanët në vend e shfrytëzuan situatën në vend për t’i realizuar qëllimet e veta, duke rrëzuar kështu qeverinë. Sipas tij, kjo klasë politike për të realizuar planet e veta, e shkatërron edhe shtetin.

“Dhe nuk nuk thotë më kot populli së ujku do mjegull dhe horrat dhe cubat e shtetit pa fije turpi e zgjodhën mjegullën e pandemisë për t’i realizuar qëllimet e veta makabre. Duhet të jesh shumë i poshtër, i ulët në karakter të dobët, debil, që të gjesh përfitime në kohën kur populli nuk mund të lëviz. Kjo është sui generis qe se përdori askush ne botë në kohë pandemie. Kurse këta matrapazët, cubat tanë e shfrytëzuan pa fije turpi qe bash në kohë pandemie të rrëzojnë qeverinë. Këtu shihet se sa e vobekët mentalisht është kjo klasë politike që për interest e tyre meskine për pushtet është në gjendje të shkatërroj edhe shtetin”, vlerëson profesor Maxharraj.

Sipas tij, strumbullari i të gjitha këtyre të keqiave janë, askush tjetër pos Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

“Isa Mustafa edhe njeherë e mori rrugën e tradhëtis se anëtarësisë dhe elektoratit bash si atëherë në vitin 2014 kur e tradhëtoj VLAN-in. Po qëllimi kryesor i Mustafës nuk është vota e elektoratit por lidhja e tij me Hashim Thaçin për ta mbrojtë krimin e organizuar në të cilin që të dytë janë fut deri në fyt. Këta të dytë u morën vesh që ta formojnë Qeverinë e re me partinë e dytë fituese, pra me LDK, AAK, NISMA dhe Lista Sërpska, (bile duke ia rezervuar kryekriminelit dhe qetnikut Goran Rakiç edhe pozitën z/kryemistrit) pa LVV si fituese e zgjedhjeve çfarë është krejtësishë e jashtligjëshme dhe jokushtetuese”, vlerëson ai.