Mate Kovacic transferohet zyrtarisht te Manchester City

Manchester City ka konfirmuar transferimin e Mateo Kovacic nga Chelsea.

Mesfushori kroat ka kohë që ishte në bisedime me kampionin e Ligës Premier.

Por, sot (e martë) Manchester City ka prezantuar Kovacicin zyrtarisht.

Kroati ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, duke qëndruar kështu te Citizens për katër vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, Chelsea do të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa pesë milionë do të jenë në bonuse.