Victoria Beckham i kushton shumë rëndësi pamjes së jashme.
Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe mbledh shumë papastërti, ndaj dhe është shumë e
rëndësishme që të trajtohet me delikatesë.
Një prej personazheve të njohur që i kushton shumë rëndësi fytyrës së saj është Victoria Beckham.
Nëse ajo jep një sugjerim apo këshillë, kurrsesi s`mund të anashkalohet sepse Victoria është një dhe e vetme dhe nuk mund të japë këshilla sipërfaqësore.
Për Victorian, maska e preferuar e saj është ajo me glasë zogu. Kur Victoria vizitoi Japoninë u mahnit nga bukuria dhe pastërtia e lëkurës së grave japoneze dhe mësoi se trajtimi me glasë zogu është sekreti i tyre. Prej asaj kohe Beckham nuk i është ndarë kësaj maske.