Mashtrime me viza për punë në Gjermani, arrestohen dy gra në Gostivar

MPb bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 14:15 ka arrestuar 41-vjeçaren A.A. nga Tetova dhe 26-vjeçaren F.B. nga Srbinova e Gostivarit, nën dyshimin për mashtrim, përcjell TV21. Ata dyshohet se në pesë raste kanë mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar viz punëe për Gjermani.

“Tetovarja, e cila në Gostivar po qëndronte te F.B, dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer më shumë se 5 mashtrime në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke iu premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’i pajisë me viza pune për Gjermani, për të cilën ajo u kërkonte atyre, njëkohësisht edhe iu mori para”, thonë nga MPB.