Mashtrim në Tetovë: 39-vjeçari humb 2.230 euro për zhdoganimin e motoçikletës

Më datë 06.04.2026, në orën 09:50, në SPB Tetovë, një 39-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga Z.J. nga Gostivari për shumën prej 2.230 eurove. Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, përmes një ndërmjetësi, ka kontaktuar me të denoncuarin për zhdoganimin e një motoçiklete nga Zvicra. Siç është denoncuar, pasi janë takuar në Tetovë dhe ia ka dhënë paratë, Z.J. nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe nuk ia ka kthyer paratë, me ç’rast ka dyshuar se është mashtruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.