MASH: Procesi arsimor po zhvillohet pa pengesa, rritet numri i nxënësve të cilët mësimin e ndjekin online

Prej fillimit të vitit shkollor deri më sot numri i nxënësve të cilët e ndjekin mësimin nga distanca është rritur për 17 për qind, përkatësisht rreth 87 për qind e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin online, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Falë mënyrës së vendosjes së mësimit nga distanca, mësimi realizohet me sukses në kohë pandemie. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti, orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe pushtetet lokale ndërsa aktualisht po punohet në sigurimin e kushteve për funksionimin e pandërprerë të mësimit online”, thuhet në kumtesën e MASH-it.