MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

“Shkenca në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e dukshme jo vetëm si temë diskutimi, por edhe si fushë veprimi. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit në fushën e shkencës, dhe përbën rezultat të politikave kombëtare efektive dhe të buxhetit dukshëm të rritur për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Nga 380 milionë denarë në vitin 2024, buxheti u rrit në 680 milionë denarë në vitin 2025, ndërsa për vitin e ardhshëm 2026 është paraparë buxhet rekord prej 1,37 miliardë denarësh për shkencën”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit kalendarik, përmes tre thirrjeve për shpërndarjen e mjeteve, ka stimuluar realizimin e projekteve shkencore dhe kërkimore në universitetet publike, fakultetet dhe institucionet shkencore, në ASHAM dhe komunitetin e biznesit, të cilat janë në përputhje me qëllimet e Strategjisë për Specializim Inteligjent të Maqedonisë. Projektet po realizohen me sukses.

“Shkenca është shtylla e zhvillimit shoqëror, dhe për këtë arsye në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1,37 miliardë denarë, me të cilët do të vazhdojë financimi i projekteve kërkimore-shkencore, për zhvillimin e resurseve laboratorike, pjesëmarrjen në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe organizimin e atyre vendore, botimin e punimeve shkencore në revista me faktor impakti, ndarja e bursave për shkencëtarë të rinj, bursave për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në vend, si dhe organizimi i qëndrimeve shkencore dhe studimore jashtë vendit”.

“Veçanërisht gëzon rritja e interesit te të rinjtë për të u marrë me shkencë dhe inovacione, e cila reflektohet në shfrytëzimin e masave që MASh i vë në dispozicion, kështu që, së bashku me institucionet e tjera kompetente qeveritare, vazhdojmë t’i mbështesim ata në realizimin e ambicieve personale”, thonë nga MASH.

Politikat zhvillimore marrin vazhdimësi, sepse çdo investim në shkencë shpërblehet dhe se për mjete dhe punë në këtë sektor nuk duhet kursyer. Urime 10 Nëntori – Dita Botërore e Shkencës!”, thonë në MASH.