MASH: Materiali i provimit të maturës është i përshtatshëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagoi në lidhje me materialin e provimit të maturës shtetërore duke theksuar se materiali është i përshtatshëm për procesin edukativ dhe arsimor të nxënësve që janë maturanë sivjet.

“Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pasë here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor. Pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e kanë përvetësuar gjatë katër vitet të arsimit të mesëm”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se nxënësit ashtu sikurse vjet, edhe sivjet do të kenë provim në dy lëndë të jashtme dhe dy të brendshme.

“Sot me kërkesë të Organizatës për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve ODAS, u mbajt takimi, në fokus të së cilës ishin aktivitetet përgatitore për organizimin e procesit së dhënies së provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023”, njoftoi MASH.