MASH dhe KSI sot vazhdojnë me mbledhjen për protokollin e mësimit

Vazhdon të mbetet e paqartë se si do të zhvillohet procesi mësimor nga muaji shtator, duke pasur parasysh pandeminë me koronavirusin.

Sot pritet të vendoset nëse në shtator do të hapen shkollat ose do të vazhdojë mësimi online.

Komisioni për Sëmundje Infektive së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kishin paralajmëruar për ditët e kaluara publikimin e protokollit për procedurën e mësimit në kushte ku koronavirusi vazhdon të mbetet akoma prezent.

Mirëpo takimet e zhvilluara gjatë ditëve të kaluara nuk çuan në gjetjen e përfundimeve, por konsultimet për një gjë të tillë do të vazhdojnë edhe sot. /SHENJA/