Mascherano trajner i Argjentinës U20

Ish-lojtari i Liverpool dhe Barcelona, Javier Mascherano, do të jetë trajneri i Argjentinës U20, përcjell lajmi.net.

Mascherano do ta marrë pozitën e trajnerit në muajin janar të vitit të ardhshëm.

37 vjeçari do të jetë pasues i Fernando Batista, i cili do t’i bashkohet Jose Pekerman si ndihmës te kombëtarja e Venezuelës.

Mascherano ishte reprezentues i Argjentinës dhe luante në katër Kupa të Botës, përfshirë finalen e 2014.

Po ashtu, argjentinasi ishte pjesë e skuadrës dominuese të Barcelonës, në epokën e Pep Guardiola. Me Barcën, Mascherano fitoi pesë La Liga dhe dy Champions League.