Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale, thotë presidentja e Kosovës

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve bilaterale që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme, ka thënë se temë ka qenë edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, transmeton RTV21.

Osmani, mes tjerash potencoi se ka kërkuar nga shtetet si Kroacia që të iniciojnë hapat e parë për largimin e këtyre masave.

“Unë i kam diskutuar në takime bilaterale që kisha në radhë të parë me presidentin Pendarovskin ku e informova për hapat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë për shtensionim të situatës dhe sfidat që po përballemi. Gjithashtu me presidentin Milanoviq diskutuam mbi të gjitha që BE-ja që t’i largojë masat në raport me Kosovën që nuk janë proporcionale. Presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fortë si Kroacia të ndërmarrë hapat e parë për të iniciuar largimin e këtyre masave”, tha ajo./21Media