Masa të reja në Greqi!

epa08520646 A view of cars going through the 'Evzoni' border crossing between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga sot maska ​​përsëri vendoset edhe për ambientet e jashtme në Greqi, andaj është e detyrueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të jashtme, ndërsa për shkelje të masës është paraparë gjobë prej 300 euro, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në orën gjashtë sot në mëngjes në Greqi hynë në fuqi masat e reja të shpallura dje nga ministri i Shëndetësisë Tanos Plevris, ndërsa përveç përdorimit të detyrueshëm të maskës kudo, vendoset edhe maskë e dyfishtë e detyrueshme (kirurgjikale) ose maskë me mbrojtje te larte KN95 per supermarkete dhe transport publik.

Në të njëjtën kohë anulohen të gjitha ngjarjet publike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa ka rekomandim të fortë për testim, si për vizitorët që mbërrijnë në Greqi, ashtu edhe për qytetarët para tubimeve festive.

“Vizitorët që vijnë në Greqi, përveç testit të detyrueshëm PCR 72 orësh ose testit të shpejtë 24 orësh, sepse kemi indikacione se te shuma persona sëmundja paraqitet pas PCR testit të bërë ose të shpejtë, do të detyrohen me një rekomandim të fortë të përsërisin testimin në ditën e dytë dhe të katërt pas hyrjes së tyre në vend, që të mund të monitorojmë nëse janë të sëmurë”, tha dje Plevris, ndërsa në pyetjen e gazetarëve shpjegoi se për turistët, ka një rekomandim të fortë për testim me faktin se është “shumë e vështirë pothuajse e pamundur të kontrollohet”.

Masat e reja do të vlejnë deri më 3 janar në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa ka shumë gjasa që pas festave të futën masa të reja.

Plevris tha se masat janë në dy faza, e para nga sot dhe e dyta nga 3 janari 2022.

Për pakon e dytë të masave pas Vitit të Ri, komisioni kompetent i epidemiologëve do të mbajë mbledhje të hënën për të shqyrtuar të dhënat e reja dhe për të saktësuar detajet.

Në fazën e dytë, pas Vitit të Ri, masat do të zbatohen për jetën e natës, për sa i përket orarit të punës së klubeve dhe lokaleve, punës nga shtëpia, garave sportive dhe mbajtjen eventuale pa publik.

Ministri i Shëndetësisë i Greqisë tha se në çdo rast masat e reja nuk do të tregojnë një bllokim të mundshëm dhe karantinë të plotë, nuk do të ketë dërgim të detyrueshëm sms për çdo largim nga shtëpia, ndërsa vullneti i qeverisë është të mos mbyllen shkollat.

Ashtu siç është praktikë e deritanishme në Greqi, masat brenda vendit, përveç grekëve, vlejnë edhe për turistët.