Mas: Evropa patjetër ta ulë varësinë në sektorin shëndetësor dhe energjetik

– Evropa patjetër të jetë më pak e varur nga shtetet tjera në sferat strategjike siç janë sektorët shëndetësor dhe energjetik, ju ka thënë ministri gjerman për Punë të jashtme, Hajko Mas, ambasadorëve gjerman të mbledhur në konferencën onlajn.
“Urgjentisht duhet ta ulim varësinë tonë në sferat vitale strategjike: në sektorin shëndetësor, por njëjtë edhe lidhur me energjinë, teknologjinë informatike, ushqimin, logjistikën dhe lëndët e para”, ka thënë Mas në Berlin, njofton DPA.
“Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë e popullatës tonë, BE patjetër të garantojë furnizim të sigurt”, ka thënë ai.
Sipas tij, ajo nuk nënkupton shmangie të tregtisë së lirë “Por, balanca mes ndarjes ndërkombëtare të punës dhe rrezikut nga varësia strategjike, patjetër të vendoset në tjetër mënyrë”, ka thënë ai.
“Do doja Gjermania dhe Evropa të jenë pionierë në këtë”, shton Mas. Ai ka thënë se pandemia do të ketë ndikim të fortë mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe mund të përkeqësojë balancat globale edhe pse nuk është e qartë se cili shtet do të del fitues nga pandemia.
“Më shumë njerëz vënë bast në Kinën, por a është ajo aq e thjeshtë”. Mas poashtu ka theksuar në “kurbën e fotografisë” së SHBA-së që e tregon vendin me kolaps në sistemin shëndetësor dhe papunësinë e madhe. /MIA