Martinez do të zëvendësojë Oblak në Atletico

Portieri i Aston Villas, Emi Martinez po shihet si i denjë për portën e Atletico Madridit.
Atletico Madrid po shikon portierin e Aston Villas, Emi Martinez, si kandidat për të zëvendësuar Jan Oblak.

‘Mirror’ raporton se gjigantët spanjollë mund të humbasin Oblak në verë, kur kontrata e tij skadon dhe ata besojnë se portieri i Villa do të ishte një pasardhës i mirë.

Martinez është 30 vjeçar dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027.

Mbetet të shihet se kush do jetë gardiani i portës në Atletico Madrid për vitin e ardhshëm.