Gabriel Martinelli është i lumtur në Arsenal.
Martinelli ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2024, por drejtuesit e klubit e duan më gjatë.
Braziliani po shkëlqen këtë edicion në ‘Emirates’, kjo është arsyeja që ekipi kërkon të blindojë atë.
21 vjeçari duket i lumtur te lideri aktual i Premier Ligës, andaj thuhet se do vazhdojë edhe më tej.
Sipas raportimit të ‘Football Insider’, lojtari dhe drejtuesit janë në rrugën e duhur për të rinovuar kontratën.
Kushtet ende nuk dihen, por pritet të zbulohen me kohë.




