Martinelli emëron mbrojtësit më të fortë të Ligës Premier në sezonin 2024/25

LONDON, ENGLAND - JULY 30: Gabriel Martinelli of Arsenal during the Emirates Cup match between Arsenal and Seville at Emirates Stadium on July 30, 2022 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Gabriel Martinelli ka ndarë mendimin e tij se cilët janë mbrojtësit më të fortë të Ligës Premier këtë sezon.

Sulmuesi anësori i Arsenalit është njëri nga lojtarët më të zhdërvjelltë në Ligën Premier, duke qenë shpeshherë cak i ndërhyrjeve nga kundershtarët.

Por, kush janë kundërshtarët më të fortë për Martinellin?

“Duhet të jenë [Kyle] Walker i Manchester City dhe Ibrahima Konate nga Liverpooli”.

“Ata të dy janë të vështirë për t’u mposhtur”, ka thënë Martinelli për Daily Mirror.

Deklarata e Martinellit ka bërë jehonë, pasi sipas tij, Konate ka tejkaluar Virgil van Dijk për sa i përket qëndrueshmërisë.