Marta Kos, mikja e Edi Ramës që akuzohet se ka qenë anëtare e UDB-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në mars vitit 2026, u përball me akuza se në vitet 1980 ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave e njohur si UDB.

Akuzat janë ngritur nga eurodeputetja sllovene, Romana Tomc, e cila thotë se ka siguruar dokumente të reja dhe ka kërkuar hetim nga Komisioni Evropian, rapotoi prestigjiozia Politico.

Pretendimet nuk janë të reja: ato u përmendën edhe gjatë seancës së konfirmimit të Kos në Parlamentin Evropian në vitin 2024, por ajo i mohoi kategorikisht duke i quajtur “gënjeshtra dhe dezinformim”.

Debati është rindezur tani për shkak të një libri të autorit slloven Igor Omerza, i cili pretendon se dokumente arkivore tregojnë lidhje të saj me shërbimet sekrete të Jugosllavisë.

Kos njihet për qasjen e saj të afërt me Edi Ramën, duke manipuluar shpeshherë me retorikën e zbutur ndaj aferave të shumta të qeverisë së tij, më e fundit ajo e shkatërrimit të biodiversitetit në zonën e mbrojtur të deltës së Vjosës në Pishë Poro – Nartë.