Marquez bën testet e para parasezonale, ndihet mirë

Piloti spanjoll ka vuajtur gjatë nga një lëndim dhe sezoni i kaluar nuk mund t’i shënonte ndonjë sukses atij.

Marc Marquez i ‘Honda’ synon të kthehet në elementin më të mirë në sezonin tjetër dhe tashmë ka nisur përgatitjet.

Piloti ka publikuar pamje në Twitter nga testet e kryera sot dhe thotë se ndihet shumë mirë, përcjell lajmi.net.

“Nuk është keq për testet e para”, ka shkruar ai. “Xhiro, xhiro, dhe më shumë xhiro”, shtoi ai.

Marquez ishte kampion në Moto GP në vitin 2019, kurse paraprakisht kishte fituar edhe në vitet 2013, 2014, 2016, 2017, 2018.