Marku tregon vështirësitë: Emigrant i paligjshëm në Greqi, nëna ishte pastruese

Florian Marku u nderua sot me medaljen Ylli i Madh i Mirënjohjes në një ceremoni të organizuar në Kryeministri. Ai e cilësoi një ëndërr të bërë realitet t’i shihte shqiptarët të mbledhur për të nderuar suksesin e tij.

Kampioni i boksit rrëfeu vështirësitë që i ishte dashur të kalonte në jetë përpara se të arrinte tek suksesi.

Marku tregoi se në moshë të vogël kishte shkuar me familjen në Greqi ku kishin jetuar si emigrantë ilegalë ku nëna e tij kur punonte si pastruese.

“Familja ime nuk është e pasur, prindërit e mi kanë bërë punë krahu, nëna ime ka punuar edhe pastruese në emigracion. I kam thënë që sa të kalojnë disa vite ti s’ke për të punuar kurrë dhe shyqyr Zotit ajo nuk ka nevojë të punojë më. Asgjë nuk është fat, duhet punë e mund”, tha ai.