Naser Pajaziti
Gati 20 vjet gjenerata të tëra kanë mësu nga libri i gjeografisë të dhëna të falsifikuara dhe djallëzuara për origjinën tonë.
Sot këtë ma vërtetoi edhe Marko, një i ri maqedonas, që kishte mësuar nga ky libër, se ne si popull shqiptar kemi prejardhje prej turqve e romëve, e plotë shpifje tjera, që nuk bazohen në dëshmi historike.
Makineria propaganduese me bashkëpjesëmarrjen e pushtetarëve tanë shqiptarë e intelektualët pakurrizor ka arritur qëllimin.
Sot po dalin jo kam qenë, jo jam dorëhequr, jo kam ngrit zërin, jo komisione e dokrra tjera.
Disa kanë pranuar honorare të majme duke mos e pa as edhe kopertinën e librit.
Praktika e formimit të komisioneve do të thotë me zvarrit dhe mos me kry punë. A mbani mend ndonje komision akademik, parlamentar e tjera që kanë finalizu diçka, qoftë me UT, ngjarjet e Gostivarit, etj.
Me strategjinë e re të arsimit që po proklamohet prap ka me ju lënë hapësirë këtyre manipulimeve dhe falsifikimeve, sepse mësimdhënësve u lejohet që të zgjedhin dhe hulumtojnë gjoja edhe më tepër materiale për një lëndë mësimore.
Ky është një krim ndaj njerëzimit. Jo më kot thonë: Fjala vret më shumë se plumbi!




