Mariupolit i mungon ushqimi, uji dhe ilaçet pas bllokadës 50-ditore

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, thotë se në Mariupol jetojnë ende rreth 130,000 qytetarë të cilët janë në bllokadë për më shumë se 50 ditë dhe vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Qytetarët që po jetojnë përmes bombardimeve dhe sulmeve ajrore të vazhdueshme po hasin në “mungesë të gjithçkaje, mungesë jete”, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Orlov thotë se ushtarët ukrainas në Mariupol e kanë “shumë të vështirë” të mposhtin rusët, të cilët po rrethojnë fabrikën e çelikut Azovstal.