Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një moment jo fort të këndshëm nga përditshmëria.
Ajo ka treguar se është gjobitur nga policia e shtetit për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shkruan “Kosovarja”.
Marina kishte parkuar automjetin në një vend të ndaluar, gjë që i kushtoi një gjobë.
“Si s’kanë mëshirë fare, nuk e kuptoj,” u shpreh ajo me ironi, duke publikuar situatën për ndjekësit e saj.