Marina Ukrainase raportoi se goditi një njësi elitare të forcave speciale ruse të vendosur në platformën e shpimit Sivash në Detin e Zi.
“Përveç shkatërrimit të pajisjeve ruse të zbulimit dhe mbikëqyrjes, u eliminua një ekuipazh raketash antitank armik”, thuhet në deklaratën e Marinës ukrainase.
Sipas raportit, propagandistët rusë po përpiqen ta portretizojnë incidentin si një fitore duke ndarë një video, që pretendon se tregon një anije të Marinës ukrainase të goditur nga një dron Lancet.
Në realitet, forcat ukrainase vendosën me sukses një dron vetëvrasës në sulm, transmeton Telegrafi.
Marina publikoi pamje nga droni i operacionit si konfirmim, megjithëse Kyiv Post nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur kohën ose vendndodhjen e videos.
“Kullat e Bojkos” janë platforma gazi dhe nafte në Detin e Zi – përfshirë platformën Sivash. Gjatë pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, platformat u sekuestruan nga Moska.
		



